Rezultatet e kandidatëve për rekrutë të FSK-së mund t`i gjeni këtu

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka publikuar rezultatet e testit fizik të kandidatëve për rekrutë në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor.

Kjo ministri njofton se kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese.

“Afati i ankesës është dy ditë me datë 08.12.2021 dhe 09.12.2021 nga ora 9:00 deri 15:00 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: rekrutimi.fsk@fsk-rks.org”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Duke klikuar në postimin e bashkëngjitur, ju mund të informoheni me rezultatet.