Kjo ishte motra e parë medicinale në Gjilan
Vetëm ndonjë i rrallë mund ta dijë se kush ishte motra e parë medicinonale në Gjilan, e cila nuk jeton prej katërmbëdhjetë vitesh.
Sipas dr Shevqet Mehmet (po ashtu tani i ndjerë) infermierja e parë shqiptare këtu ishte Ferdinaze Hasani-Muhaxhiri.
Ajo ishte e lindur në Pozharan, në vitin 1930.
Motër kryesore në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Regjional në Gjilan, emërohet në vitin 1966.
Ferdinazja ka qenë bashkëshortja e gjeneralit Ali Muhaxhiri.
Me aftësitë e saj organizative dhe profesionale, Ferdinazja ka lënë gjurmët e saj në Repartin e Pediatrisë, në periudhën kur shef i repartit ishte dr. Djoka Djordjeviq.
Ajo ka vdekur në Prishtinë, në vitin 2011. /Mediafokus.info

