Bërnabiq: Kurti është një fanatik ideologjik, kjo nuk është mirë as për serbët e as për shqiptarët
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Albin Kurti është një fanatik ideologjik.
“Nëse Albin Kurti interesohet vërtet për vende të reja pune, cilësinë e jetës dhe perspektivën për të rinjtë, atëherë dialogu me Beogradin duhet të jetë prioritet. Ai mendon në kokën e tij se kjo është një punë e kryer dhe se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, ai është një fanatik ideologjik”, ka thënë ajo për mediumin “Jedinstvo”, transmeton Klankosova.tv.
Bërnabiq thotë se kjo është ajo që e frikëson më së shumti sepse, sipas saj, kjo nuk sjell asgjë të mirë as për shqiptarët as për serbët në Kosovë dhe as për rajonin.

