Burri tenton të hap derën e aeroplanit në fluturim, s’donte të ateronte në Beograd

Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur gjatë një fluturimi të mbrëmshëm nga Billund i Danimarkës për në Tuzla.

Siç thuhet më tej, një burrë ka tentuar të hapë derën e aeroplanit, madje gjatë fluturimit.

Sipas një lexuesi të portalit klix.ba, aeroplani i kompanisë Wizz Air për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.

Burri është ndaluar shpejt nga ndërhyrja e ekuipazhit. Burri u pengua të bënte një gjë të tillë. Të njëjtën gjë ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij.

Dhe pas uljes në aeroportin e Beogradit, të dy janë arrestuar.