Rrahje në pistat e skijimit në Mavrovë, 8 të arrestuar, 4 prej tyre kosovarë

Policia në Tetovë ka arrestuar personat: J.O. (27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.G. (25), M.G. (41) dhe S.G. (30) nga Gostivari.

Siç raporton tetovanews.info, ata janë arrestuar për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë dhe e cila menjëherë është raportuar në polici.

Sipas raportit, në përleshje janë përdorur mjete të forta dhe dy personat A.O. dhe S.G. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” të Gostivarit, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore.

Të gjithë personat e përfshirë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, kështu që do të përgaditet parashtresë përkatëse.