Familja e gazetarit Syla ia falë gjakun familjes Mehmeti nga Luboveci

Gazetari dhe publicisti nga Mitrovica, Hysni Syla ndërroi jetë dje pasi u godit nga një veturë një ditë më parë dhe nuk i mbijetoi plagët. 

Familja Syla sot ia ka falë gjakun familjes Mehmeti nga Luboveci, një anëtar i së cilës e goditi me veturë gazetarin Syla.

Faljen e gjakut e ka konfirmuar për veriu.info veprimtari Halit Barani, mik i ngushtë i gazetarit Hysni Syla.

Gazetari Syla, ndërroi jetë në QKUK nga lëndimet e rënda që mori nga aksidenti.