Në Gjilan themelohet Iniciativa Qytetare Anamorava

Sot në Gjilan është themeluar Iniciativa Qytetare e Anamoravës me veprim në Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë.

Kjo iniciativë erdhi si pasojë e pa kënaqësisë ndaj zhvillimeve politike në komunat e Anamoravës.

Grupi inicues prej mbi 40 anëtarëve ka vendosur që përkohësisht emri të jetë Iniciativa Qytetare e Anamoravës, deri në kuvendin zgjedhor.

Në themelimin e Iniciativës ishin prezent anëtarët nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda. Po ashtu, u votua edhe grupi punues prej 16 anëtarëve.

Derisa është vendosur që edhe përfaqësusit nga Kamenica, Vitia e Novobërda të themelojnë edhe degët në ato komuna.

Nga këshilli inicues, kryetar deri në kuvendin zgjedhor është zgjedhur z.Isa Agushi.

Koordinator për Kamenicë është zgjedhur Hamit Pireva. Ndërsa, koordinator për Viti është zgjedhur Tasim Halabaku.

Iniciativa do ta ketë qendrën në Gjilan.