Vetura bie në greminë, shoferi humb jetën

Një person me inicialet P.M., ka vdekur mëngjesin e sotëm pasi që humbi kontrollin mbi automjetin, duke rënë 200 metra në greminë, në fshatin Shkallë të Matit.

Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi automjetin për shkak të mjegullës dhe terrenit të vështirë.

Mediat në Shqipëri raportojnë edhe për një version tjetër të ngjarjes. Sipas dëshmive të tyre, djali i drejtuesit të mjetit po tërhiqte me kavo makinën pas një defekti, por kavo është këputur dhe manovrimi i mjetit ka qenë i pamundur.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.