Në Gjilan ndahet nga jeta filozofi popullor Ramiz Bllaca

Është ndarë nga jeta Ramiz Bllaca, një qytetar i respektuar në Gjilan, i cili dijen dhe përvojën e tij jetësore e investoi në shërbim të popullatës dhe të së ardhmes.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

“Familjarë, miq dhe dashamire ju njoftojme se sot me daten 12.01.2022 ka nderruar jete gjyshi, babai jone RAMIZ BLLACA.

Varrimi i te ndjerit behet sot me ikindi ora 14:00

Te pikelluar familja Bllaca”.

Ramiz Bllaca ishte një humanist dhe një filozof popullor, i cili përgjatë gjithë viteve të jetës së tij, kontribuoi në ndërtimin e një imazhi pozitiv për vendin dhe shoqërinë.

Rrjedhë prej një familje idealistësh, të cilët u organizuan e investuan në arritjen dhe përfaqësimin e vlerave të shoqërisë shqiptare.

Ai dha kontribut të çmueshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës gjilanase, përgjatë viteve 1970-1980.

Shumë familje gjilanase i janë mirënjohës Ramiz Bllacës, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijimin e vendeve të punës në Kombinatin e Tekstilit.

Si një intelektual i kohës, ai gërshetoi mençurinë, idealizmin, përvojën e pozitën, për t’i shërbyer sa më mirë vendit e shoqërisë.

Ai kishte ëndrrat e tij për shoqërinë dhe vendin edhe në këtë moshë që ishte. /Mediafokus.info/