Shqipëria ia kalon Kosovës, 2600 të infektuar me virus brenda ditës
Shqipëria ka regjistruar numër rekord të rasteve me virus brenda ditës së sotme. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 2.643 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa 1692 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Në Kosovë, sot kanë rezultuar pozitivë 2050 raste, ndërkaq nuk ka pasur të vdekur.

