Personi dërgohet pa shenje jete në QKMF, dyshohet për vetëvrasje

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF në Deçan. Dyshohet të jetë vetëvrarë. Rasti është hapur për hetim nga policia.

Deçan 21.01.2022 – 09:40. Raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.