I vdes gruaja shtatzënë bashkë me beben, burri fajëson mjekët

Një burrë nga Shtimja ka raportuar në polici se shkaku i trajtimit të pa ndërgjegjshëm apo mos kujdesit, kanë vdekur gruaja e tij shtatzënë dhe foshnja.

“Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)