Turqi: 188 të vdekur dhe 77.434 raste të reja me Covid brenda ditës

Gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë regjistruar 77.434 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që 188 persona të infektuar më përpara kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 188 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri.

Në 24 orët e fundit janë bërë 416 mijë e 536 teste, nga të cilat 77 mijë e 434 kanë rezultuar pozitivë.