Shqiptari “rrëmben” në Suedi edhe një çmim tjetër të rëndësishëm
Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Diamant Salihu, i cili jeton e vepron në Suedi, u shpërblye edhe me një çmim tjetër, shkruan albinfo.ch, përcjellë Mediafokus.info
Diamant Salihu është një shkrimatar dhe gazetar me orgjinë shqiptare dhe aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.
Diamant Salihu kësaj radhe u nderua me çmimin “Bernspriset 2021” për librin e tij “Tills alla dör” (Deri sa të vdesin të gjithë), ku me empati dhe gazetari, pa anuar nga klishetë, përshkruan dhunën dhe jetën e përditshme në një pjesë të pambrojtur të Stokholmit.
Vlen të theksohet se Bernspriset ose Bernsstipendiet është një çmim vjetor që jepet nga PEN-i suedez që nga viti 1966 për një autor, gazetar ose fotograf, i cili “ka dhënë kontribut të çmuar në pasqyrimin e kulturës dhe natyrës së Stokholmit, institucioneve dhe zhvillimit të tij ose jetës së Stokholmit në forma të tjera”.
Kohë më parë, Diamant Salihu ka fituar edhe çmin e njohur “Zëri i vitit 2021”.
PEN-i suedez është një shoqatë ideale suedeze, e cila mbështet shkrimtarët e kërcnuar ose të burgosur dhe angazhohet për fjalën e lirë dhe solidaritet.
Diamant Salihu ka punuar në gazetën kombëtare suedeze “Expressen” dhe katër vjet në televizionin suedez. Libri i tij i botuar së fundmi është “Tills alla Dor”, me çka edhe u nderua me çmimin e lartpërmendur.

