Vajza nga Fushë-Kosova tenton të vetëvritet pasi djali me të cilin fliste ia shpërndan fotografitë te familjarët

Një vajzë në Fushë-Kosovë ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj pasditen e 13 janarit.

Këtë akt, ajo kishte provuar që ta kryente për shkak se djali me të cilin fliste ia keqpërdori besimin.

Njoftimi i Policisë:

“SHTYRJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE/ Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.