Kosova më 17 shkurt 2008 (VIDEO)

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Në atë kohë, Deklarata e pavarësisë ishte prezantuar nga Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Shteti i Kosovës tashmë është njohur nga 117 shtete, ku shteti i fundit, i cili ka njohur pavarësinë është Izraeli.

Këtu e gjeni videon kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës: