Shenjat që burri/gruaja po kalon krizën e moshës së mesme dhe ju s’po e kuptoni
Meqenëse “kriza e moshës së mesme” nuk është një diagnozë që njihet nga mjekët, është një koncept i vështirë për t’u studiuar. Studiuesit shpesh nuk pajtohen se çfarë përbën një krizë të moshës së mesme.
Shoqata Amerikane e Psikologjisë thotë se një krizë emocionale dallohet për shkak të një ndryshimi të qartë dhe të papritur në sjellje. Disa shembuj:

Si duket një krizë e tillë?
1. Mungesë lumturie dhe kënaqësie.
2. Ndryshime në sjellje: rutina e gjumit, ndryshime në higjienë, ndryshime në dietën ushqimore, blerja e sendeve luksoze etj.
3. Ndihen bosh.
4. Rivlerësojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.
5. Ndjenja të theksuara nostalgjie.
6. Krahasojnë veten me të tjerët vazhdimisht.

Shkaqet
Për shumë njerëz, mosha e mesme është një kohë kur marrëdhëniet dhe rolet po ndryshojnë. Disa njerëz mund të kenë nevojë të fillojnë të kujdesen për prindërit e moshuar gjatë moshës së mesme. Të tjerët mund të ndihen sikur fëmijët e tyre adoleshentët po rriten shumë shpejt.
Për disa njerëz, mosha e mesme mund të jetë një periudhë keqardhjeje. Procesi i plakjes bëhet më i dukshëm gjatë kësaj kohe. Disa individë mund të zhvillojnë sëmundje, ndërsa të tjerët mund të fillojnë të vërejnë rënie të aftësive fizike.

Si mund të ndihmoni partnerin/en
– Dëgjoni pa gjykuar ndjesitë e tij/saj dhe përpiquni të bëni një bisedë të sinqertë.
– Jepuni kohë dhe hapësirë për t’u marrë me ndjenjat.
– Tregojini rëndësinë që ka të kërkuarit ndihmë.
– Kërkoni ndihmë të menjëhershme (të afërm, mjekë) nëse vlerësoni se ka shenja që mund t’i vendosë në rrezik jetën, transmeton anabel.

