Sindikata nuk do të pranojë pagë minimale më të ultë se 350 euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka përgatitur projektligjin për pagën minimale, i cili së shpejt do të dalë në konsultime publike.
Por, Sindikata do të këmbëngulë që paga minimale të jetë 350 euro e sipër, pasi që çmimet janë rritur shumë.
Aktualisht, Kosova ka një pagë minimale prej 130 euro nën moshën 30-vjeçare dhe 170 euro për moshën mbi 30-vjeçare.
Një pagë e tillë konsiderohet diskriminuese.

