Asnjë gjurmë të 10-vjeçarit të zhdukur dje
Nga mbrëmja e djeshme po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një fëmije 10-vjeçar, i cili u zhduk dje rreth orës 16:00 nga fshati Vrbsko i Mariovës.
Pos ekkipeve të policisë, në kërkim janë përfshirë edhe shërbimi kufitar, qen kontrollues, banorë, njësitë zjarrfikëse nga Prilepi, shoqata e gjuetisë Mukos, derisa sot në mëngjes është përfshirë edhe një helikopter i MPB-së.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të fëmijës së zhdukur, i cili është person me nevoja të veçanta.
Babai me gruan dhe tre fëmijët, mes tyre edhe 10-vjeçari, jetojnë në Prilep, por nga e marta janë në fshatin Vrbsko ku kanë shoqëri bletësh.
Kërkimet kanë zgjatur thuajse gjithë natën, por fatkeqësisht ende nuk ka asnjë gjurmë të fëmijës.
Ambienti është jashtëzakonisht i paarritshëm dhe fëmija ishte i veshur lehtë.

