31 vjet nga referendumi i shqiptarëve të Luginës
Para 31 vitesh, shqiptarët në Luginën e Preshevës organizuan referendumin për autonomi territoriale dhe politike, me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Referendumi ishte një moment historik, ngjarja më kulminante në përpjekjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të drejtat individuale e kolektive.
Nuk është vetëm referencë e mosdorëzimit, mosnënshtrimit e rezistencës politike të shqiptarëve, por edhe formësim i një vizioni për të ardhmen.
Kurajo, guximi dhe urtësia janë vlerat e të gjithë atyre burrave dhe grave që i dhanë drejtim historisë së pluralizmit politik e shoqëror, që historia mos të tallet me qytetarët që kultivojnë demokracinë për të respektuar të tjerët, barazinë për të qenë jo më pak se të tjerët, drejtësinë si ballafaqim me padrejtësitë e lirinë si një hapësirë të madhe mundësie për përparim e progres.
Edhe sot shqiptarët atje përballen me shumë sfida.
Sakrifica e tridhjetë e një viteve është motivimi për qëndresë, organizim e mobilizim në betejën e pakompromis për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Meritojnë mirënjohje tëgjithë ata që e organizuan dhe e realizuan Referendumin e krenarisë.

