Krasniqi: Sot u arrestua dhëndri i Liburn Aliut, ministrit që ka dy banesa në Marigona Hill

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se në mesin e të arrestuarve sot për rastin “Brezovica3” është edhe Berat Lahu, i cili është dhëndër i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Lahu bashkë me 6 persona tjerë janë arrestuar sot nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit

Krasniqi shkruan në facebook se Berat Lahu është dhëndëri i ministrit që ishte duke i vjedhë 3-5 milionë euro me aferën e stickerave.

“Ndërkohë, sot, u arrestua për korrupsion, Berat Lahu. Aktivist, ish-kandidat, ish-kryetar dege i VV, dhëndër i Liburn Aliut. Pra dhënder i ministrit që për pak ke tu na i vjedhe 3-5 milion euro në vit, me aferën e stickerave. Dhëndërr i ministrit, Liburn Aliu, që i ka 2 shtëpi/banesa në Marigona Hill” shkruan Frasher Krasniqi në Facebook.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Sipas njoftimit të prokurorisë, deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Ndërkohë, sot, u arrestua për korrupsion, Berat Lahu. Aktivist, ish-kandidat, ish-kryetar dege i VV, dhëndër i Liburn Aliut.

Pra dhënder i ministrit që për pak ke tu na i vjedhe 3-5 milion euro në vit, me aferën e stickerave.

Dhëndërr i ministrit, Liburn Aliu, që i ka 2 shtëpi/banesa në Marigona Hill.