14 të vdekur me Covid në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 467 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoni.

Ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 10 persona.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 10.02. deri 26.02.2022.