Gazetarët qëllohen me breshëri plumbash pranë Kievit, plagoset njëri prej tyre

Situata në Ukrainë sa vjen bëhet edhe më e frikshme, ndërsa njëri prej gazetarëve të “Sky News” u plagos nga sabotuesit rusë pranë Kievit.

Ata dëgjohen të thonë ”ndaloni jemi gazetarë”, ndërsa sabotuesit rusë qëllonin me breshëri plumbash mbi makinën e tyre, raporton SN.

Në makinën që u shpëtoi plumbave rus ishin gazetari Stuart Ramsay, shoferi, kameramani  dhe producentja e “Sky News”.

” Kjo është absolutisht e frikshme – Stuart Ramsay dhe ekipi i tij Sky News u shënjestruan nga një skuadër profesioniste e goditjeve ruse në Ukrainë.E mahnitshme që kameramani Richie Mockler arriti ta filmonte këtë pavarësisht se ishte nën të shtëna të forta”, thuhet në një njoftim në “Twitter”.