Lutfi Haziri: Gjithmonë do të jemi krenarë me Epopenë e UÇK-së
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjithmonë do të jenë krenarë me Epopenë e UÇK-së, transmeton Mediafokus.info.
“Gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, por vetës së tyre i dhanë përjetësinë”, ka shkruar, ndër të tjera, Haziri, teksa statusit ia ka bashkangjitur një fotografi të përbashkt me Rifat Jashanit.
Postimi i plotë:
24-vjet nga Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, por vetës së tyre i dhanë përjetësinë.
Përjetësinë për të na ruajtur sot lirinë nga qielli, kudo që janë nën strehën dhe mbrojtjen e Zotit në mënyrë që ky vend të ruhet nga e keqja, të ruhet nga armiqtë e saj të deridjeshëm, sepse edhe sot Kosova po përcillet me frikën e saj për ruajtjen e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit. Lavdi!

