Arrestohet për bashkëjetesë me personin nën 16-vjeç
Një gjakovar është arrestuar për bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare, e cila nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar shtatzënë.
Gjakovë 07.03.2022 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe sipas mjekëve ajo ishte shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

