Ndahet nga jeta ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova

Ish-kryetari i Komunës së Istogu, Haki Rugova, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Haki Rugova ishte kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.

Rugova aktualisht mbante pozitën e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm.