Sa milionë ia morën popullit tregtarët për tri ditë me çmime abuzive
Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, ka bërë një kalkulim se sa kanë fituar tregtarët me rritjen abuzive të çmimit të vajit.
Sipas Prestreshit, fitimet e tregtarëve kanë qenë mbi dy milionë euro për dy-tri ditë.
“1,000,000 shishe vaj, me cmim bleres 1.45 dhe qmim shites 3.5. Marzh fitimi bruto, 2.05milion. Mi fitu 2.05 milion per 2-3 dite, qdo biznismen, nuk ta bo llaf me hi nburg per nja 2 vjet. Por ktu duhet me bo shteti diqka tjeter. Ata e din veq Autoriteti i Konkurrences”, ka shkruar Prestreshi
Ndryshe, brenda dy ditësh në Kosovë, çmimi i një litri vaj pësoi rritje astronomike. Nga 1.60 euro, sa u shit të martën një litër vaj, dje kushtoi 3.49 euro.
Kjo nxiti reagime të shumta në vend teksa të shqetësuar ishin edhe qeveritarët.
Ndërkohë qytetarët në adresën e Gazetës Express kanë dërguar fotografi për të dëshmuar se sa kushton një litër vaj në vendet e rajonit dhe me gjerë.
Në Maqedoni, një litër vaj ka kushtuar 1 euro e 59 centë.
Ndërkaq, nga Anglia kanë bërë të ditur mërgimtarët se një litër vaj ka kushtuar 1.09 funta, që i bie 1 euro e 30 centë.
Edhe në Gjermani sot vaji u shit dukshëm më lirë se në Kosovë.
Atje për një litër vaj, qytetarët kanë paguar 1.79 euro.
Në Amerikë, një litër vaj kushton 1 euro e 88 centë.

