Biden: Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore
Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis forcave amerikane dhe ruse në konfliktin në Ukrainë duhet të shmanget pasi mund të çojë në një luftë të tretë botërore, ka paralajmëruar presidenti amerikan Joe Biden.
“Dua të jem i qartë që ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, shkroi Biden në Twitter.
“Por, ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”, shtoi ai.
“Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që ne duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, shpjegoi presidenti amerikan.
Në një takim të Partisë Demokrate në Pensilvani, Biden komentoi gjithashtu debatin për dorëzimin e propozuar të avionëve luftarakë në Ukrainë, transmeton atsh.
“Ne të dërgojmë pajisje sulmuese dhe të kemi aeroplanë, tanke dhe trena me pilotët amerikanë dhe ekuipazhet amerikane? (…) Mos u tallni, pavarësisht se çfarë thoni. Kjo quhet Lufta e Tretë Botërore”, tha Biden.

