Sa fëmijë u vranë që nga fillimi i luftës në Ukrainë?
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ukrainas të hënën ka dhënë shifrat e vrasjes së fëmijëve që nga fillimi i luftës në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton Mediafokus.info.
Sipas tyre, 90 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt.
“Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kyivit, Kharkivit, Donetskut, Chernihivit, Sumyt, Khersonit, Mykolayivit dhe Zhytomyrit”, thuhet në një deklaratë.

