Punëtorët e Hidromoravës në grevë, këto janë kërkesat e tyre

Punëtorët e kompanisë Hidromorova në Gjilan kanë mbajtur grevë njëorëshe, pasi kërkesat e tyre të mëhershme për përmirësimin e kushteve të punës, janë injoruar.

Kerkesat e punetorëve janë këto:

1. Nivelizimi i pagave sipas vendeve te punes dhe kualifikimit

2. Gjatë kohes se pandemisë edhe pse kemi punuar pa nderprerje te procesit te punes kemi kerkuar stimulim (ndihme) per te gjithe punetoret, pasi qeveria gjegjesisht ministria e ekonomis ka ndare mjete per kompanin tone e nga te cilat mjete asgje nuk i eshte ndare punetoreve.

3.Gjate muajit dhjetor 2021 prap kemi kerkuar ndihme nga kompania  rritje te pagave dhe ndihmë per fundvit per shkak te shtrejtimit te shportes se konsumatorit.

Per te gjitha keto kerkesa nga menaxhmenti asnjeherë nuk kemi hasur ne mirkuptim, me arsyetim se nuk po na lejohet nga njesiti dhe bordi i drejtoreve.

Ne mendojmë se njesiti nuk eshte pengesë vetem per kompanin tone, e per kompanitë tjera jo, derisa njesiti eshte i të gjitha kompanive te ujsjellsave te Kosoves.

Ne vazhdin e kesaj ne punetoret jemi te ndinjuar me menaxhmentin dhe me rastin e hapjes se konkursit per pranimin e punetoreve te rinj dhe pse jemi te bindur se ky numer i punetoreve te kerkuar ka mundur dhe mundet te zavendsohet ne disa vende me punetorë te brendshem te kompanisë, thuhet në njoftim.