23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, momenti historik kur Bill Clinton dha urdhrin
Sot mbushen 23 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, të cilat zgjatën 78 dite.
Në këtë datë të vitit 1999-të sekretari i atëhershëm i Aleancës Veriatlantike, Javier Solana kishte dhënë dritën e gjelbër për fillimin e sulmeve ndaj Serbisë.
Vendimi i tij ishte përkrahur nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, i cili tha “Sot ushtria amerikane iu bashkua aleatëve tanë në sulmet ajrore kundër forcave serbe, që janë përgjegjëse për brutalitetin që po ndodh në Kosovë”.

