E rrah gruan dhe vajzën, policia e arreston
Pejë, 27.03.2022 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare (bashkëshortes dhe vajzës së tij).
I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet ne njoftimin e policise.

