Policia deklarohet për udhëtimin e serbëve për zgjedhjet në Serbi
Në Serbi ka filluar mbajtja e zgjedhjeve presidenciale, të cilat Qeveria e Kosovës nuk e lejoi të mbahen në territorin e Kosovës.
Lidhur me udhëtimin e serbëve të Kosovës në Serbi, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim duke thënë se situata është e qetë dhe stabile.
“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar”, thuhet në njoftim.

