Gjen një gjarpër dy metra në divan

Një ekspert i zvarranikëve në Kaliforni, i thirrur për të hequr një gjarpër të gjetur në divanin e një banori, tha se ai ishte i tronditur kur zbuloi se gjarpri ishte një gjarpër vietnamez dy metra i gjatë.

Alex Trejo, pronar i So-Cal Rattlesnake Removal, tha se ai u thirr në një shtëpi në Chula Vista pas një raporti për një zbulim të pazakontë.

“Ky djaloshi më thërret, është goxha furishëm dhe më thotë: Ka një gjarpër në divanin tim”, tha Trejo për KGTV.

Trejo tha se ishte i tronditur kur ngriti jastëkun e divanit dhe gjeti gjarprin dy metra, i cili nuk është vendas në Shtetet e Bashkuara.

Trejo tha se gjarpri është nën kujdesin e një specialisti dhe po trajtohet për një infeksion të frymëmarrjes, ndërsa ai përpiqet të gjejë pronarin e kafshës.