Moti: Dy ditë të mira, pastaj kthehet shiu e bora
Nga sot pritet të mbajë mot më i ngrohtë. Të dielen do të jetë më ftohtë, me kushte për shi e bore.
Të premten e shtunën do të jetë ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vransira kalimtare dhe erë.
Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë. Në fillim të javës do të ketë më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.
8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.
Gjatë ditëve të ardhshme temperaturat do të kenë luhatje ndërmjet 5C deri 7C, kurse të dielen mund të zbresin edhe në 2C.
Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.

