Konfirmohet edhe rasti i 20-të me koronavirus

Një rast tjetër është konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë. IKSHP përmes një komunikate, ka njoftuar se personi i 20-të me radhë që rezulton i infektuar me virusin korona është një femër 55-vjeçe nga fshati Bradash i Podujevës.

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.414 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 370 thirrje telefonike.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./mediafokus.info