“A afektohet nga greva vajza e kryeministrit”, ish-zëvendësministri godet Kurtin
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një reagimi të tij ka goditur kryeministrit Kurti, lidhur me grevën që po e zhvillojnë mësimdhënësit e Kosovës.
Berisha e ka thumbuar Kurti për faktin që vajza e tij nuk jeton në Kosovë dhe nuk humb ore mësimi nga greva e mësimdhënësve, pasi jeton në Norvegji, shkruan Insajderi.
Ky reagim i Berishës vjen pasi viti i ri shkollor në Kosovë nuk filloj me 1 shtator, kjo për shkak të grevës së mësuesve të cilët po kërkojnë nga Kurti rritjen e pagave.
‘Tash, a afektohet nga greva e mësimdhënësve vajza e kryeministrit Kurti në Norvegji?!”, shkruan Berisha.
Është hera e parë që familja e një kryeministri nuk jeton në Kosovë.

