A do ta kishit hedhur ju kështu shtratin e kujtimeve dhe të ëndrrave
Dikush në Gjilan, siç shihet në foto, e hedhi në rrugë shtratin e fjetjes, në të cilin mund të ketë kaluar shumë kohë nga jeta e tij.
Shtrati mund të jetë vjetërsuar dhe nuk ka asgjë të keqe që ai të zëvendësohet me një të ri.
E keqja qëndron në faktin se shtrati nuk u dërgua në vendin e duhur, por u hedh në kazanë të mbeturinave të amvisnisë, i cili nuk është vend i destinuar për orendi të vjetra.
Me shtretërit na lidhin kujtime nga jeta jonë e kaluar dhe ëndrrat për të ardhmen, prandaj nuk ‘meritojnë’ të hidhen si mbeturinat.
Mbi të gjitha kjo nuk quhet kulturë. /Mediafokus.info

