A do ta plasë ‘bo*mbën’ sonte Gani Gërmia?

Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, komediani Visar Dërmaku, i njohur si ‘Gani Gërmia’, ka paralajmëruar se sonte do të deklarohet publikisht, pasi të martën u largua nga shtëpia më e famshme me vetëdëshirë, shkruan Mediafokus.info.

Paralajmërimin e ka bërë në faqen zyrtare të tij në Facebook, i cili ka marrë më shumë se katër mijë e dyqind përlqime.

“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive!”, shkruhet në faqen e Gani Gërmisë.

Më pas, ai ka shpërndarë edhe një video mbështetëse të gazetarëve, Berat Buzha e Burim Pacolli, të cilët sulmuan ashpër produksionin dhe moderatorët për presion të paparë ndaj Ganisë e për qëllime të hapura për ta detyruar të largohet.

Në të njëjtën kohë kur do të deklarohet ai, do të fillojë edhe “Prime” i radhës i BBVK.

Mbetet të shihet nëse do ta plasë ‘bombën’ kundër produksionit të BBVK./Mediafokus.info/