A do ta votojë LDK Vjosa Osmanin, flet Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbledhë sot kryesinë e partisë me pikën e vetme të diskutimit për çështjen e presidentit.

Para takimit, ka folur shkurt për Mediafokus.info, Nënkryetari i Parë i LDK’së, Lutfi Haziri.

Haziri nuk ka treguar decidivisht për qëndrimim karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për postin e Presidentes.

“LDK vendos për rolin e saj në zgjedhjen e Presidentes”, ka thënë shkurt Haziri për Mediafokus.info.

Ndryshe, takimi i Kryesisë do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë./Mediafokus.info/