A do të hapet vendi për festat e fundvitit? Flet Hoti
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur para pak minutash rreth masave të vëna tash e disa javë.
Hoti në Pressing tha se këto masa do të mbesin në fuqi për disa kohë, ndërsa tutje tha se në fund të javës do të rishikohen sërish, përcjell Periskopi.
”Tash masat varen nga numri i infektuarve. Këto masa do të mbesin në fuqi për disa kohë. Në fund të javës do të rishikohen dhe do të vendosim. Ne jemi në rrugë të mbarë sipas OBSH-së. Jemi para disa vendeve të rajonit për blerjen e vaksinës. Një pjesë e vaksinave rreth 360mijë sigurohen, ndërsa të tjerat pritet të blehen nga kompanitë që janë certifikuar për vaksinën” tha Hoti.

