A do të jetë Abazoviq kryeministër i Malit të Zi
Kriza aktuale politike në Mal të Zi ka arritur kulmin dhe po kërcënon edhe marrëdhëniet ndëretnike, tha në një intervistë për Euronews Albania kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka.
Sipas tij, dalja nga kjo krizë mund të jetë vetëm me formimin e një qeverie të re pro-evropiane.
Zenka gjatë intervistës tha se zv.kryeministrit aktual, Dritan Abazoviq, i është ofruar mundësia që ta drejtojë një qeveri të tillë, e cila do të kishte mandat të caktuar.
Zenka gjatë intervistës nuk përmendi se nga kush ka ardhur oferta për Abazoviq, por duke pasur parasysh se partia e tij është e afërt me DPS-në e Milo Djukanovic, lë të kuptohet se partia më e madhe opozitare, është e gatshme të përkrah një qeveri në të cilën as ajo vetë nuk do të merrte pjesë.
A është kjo shenjë e shqetësimit për situatën në vend, apo shenjë e dëshpërimit, vështirë të thuhet, pasi nga kjo parti asnjëherë nuk e kanë përmendur një mundësi të tillë.
Senati i Universitetit “Luarasi” në Tiranë ka shpall Dritan Abazoviqin “Doktor Nderi” (Doktor Honoris Causa) të këtij institucioni të arsimit të lartë.
Ai është nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi dhe lider i Lëvizjes Qytetare ‘URA’.

