A do të jetë ky viti i fundit që ‘preket’ ora

Akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta prapa këtë të diel të fundit të tetorit, për t’u kthyer në llogaritjen dimërore të kohës. 

Me orën dimërore do të ketë më pak ditë dhe më shumë natë, kësisoj fitohen më shumë orë gjumë.

Ndryshimi i orës është bërë automatikisht tek smartfonët dhe orët elektronike, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022.

Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.

Ndryshimi i orës ishte parashikuar të hiqej në vitin 2021, por që kjo nuk ka ndodhur. Ndoshta ky mund të jetë viti i fundit që ‘preket’ ora.