A do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, flet Albin Kurti
Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit, të shpallur mbrëmë, përpos që e shpalli të pavlefshëm votën e deputetit të dënuar, Etem Arifi dhe si rrjedhojë, u rrëzua Qeveria Hoti, dha edhe një tjetër konkludim, transmeton Mediafokus.info.
Sipas Gjykatës, ata që janë dënuar nga gjykatat e vendit, brenda tri vitebe te ardhshme nga shpallja e verdiktit nuk mund të garojnë në listën për deputet dhe për këtë duket se prekt edhe lideri I Vetëvendosjes, Albin Kurti.
I pyetur se si e vlerëson vendimin e fundit të Gjyaktës Kushtetuese, ku përmendet edhe aspekti tjetër, sikur edhe a do të kandidojë për deputet e kryeministër, Kurti dha këtë përgjigje.
“Ju do ta merrni përgjigjen kur ta kemi të plotfuqishëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti pas takimit me u.d. presidenten, Vjosa Osmani./Mediafokus.info/

