A do të jetë Republika Srpska model për Asociacionin?

Serbia nuk ka alternativë tjetër pos pranimit të pavarësisë së Kosovës, por edhe kjo e fundit duhet të ofrojë garanci shtesë për minoritetin serb, thotë Nicholas Whyte, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare që ka këshilluar Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Whyte thotë se Kosova nuk ka arsye të frikësohet nga autonomia e gjerë për serbët, pasi nuk mund të ketë model të ngjashëm me Republika Srpskan në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai nuk pret që marrëveshja finale të arrihet së shpejti, por beson që BE-ja dhe SHBA-ja do të punojnë krah për krah drejt zgjidhjes afatgjate të mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.