A do të ketë vaksinë anti-COVID-19 para 2021-tës?
Lajme jo të mira sa i përket vaksinës anti-COVID-19. Sipas mediave të huaja, një vendim për miratimin e vaksinës të kompanive BioNTech dhe Pfizer para 29 dhjetorit, raporton Mediafokus.info.
Agjencia Europiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike Biontech dhe partnerit amerikan Pfizer për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës anti-COVID.
Sipas kësaj Agjencie, mendimi i saj për vaksinën e PFIZER do të jepet në 29 dhjetor dhe më pas mendimi do t’i përcillet vendeve anëtare për aprovim.
Ka qenë “Financial Times” e cila e ka publikuar një lajm të tillë, e cila shkruan se “Vaksinat e COVID në BE nuk ka gjasa të fillojnë para vitit të ardhshëm”.


 
 
						 
						