A do të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet, flasin nga qeveria
Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që mos të lejojë importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet.
Ani se janë formuar grupet punuese për plotësim ndryshimin e Ligjit për automjete, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë për KosovaPress, se nuk vjen në shprehje heqja e kufizimit të vjetërisë së automjeteve.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ditë më parë ka paralajmëruar se para pushimit të deputetëve do të iniciojë sërish nismën ligjore në Kuvend për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili mundëson lejimin e importit te automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.

