A do të nënshkruhet marrëveshja të dielën?
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si pas burimeve të gazetës online, Infosot, mbrëmë, në takimin që është mbajtur në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në periferi të Prishtinës, në Prapashticë, LDK dhe LVV janë pajtuar përfundimisht për gjithçka.
Ky burim brenda Vetëvendosjes, për Infosot, ka bërë të ditur se ka mbetur që të shkruhen edhe ca detaje në marrëveshje, ndërsa ajo pritet të nënshkruhet më së largu deri nesër, e diel.
Sipas po të njëjtit burim, LDK do të ketë 6 ministri, LVV 4, dhe minoritetet 2.
Zëvendëskryeministrin e parë, zëvendësministrat e parë në ministritë që priten të drejtohen nga LVV.
Ndërsa pas dy vitesh do ta ketë edhe postin e Kryeparlamentarit, po ashtu kandidatin për President, por do t’i kthejë dy ministri tek Vetëvendosja./MediaFokus/