A do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë, ZRRE del me vendim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sot ka marrë vendim që tarifat me pakicë të energjisë elektrike të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. 

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, çmimet e energjisë do të mbesin të njëjta deri në prill 2022.

“Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.