A do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit, flet Fatmir Rexhepi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, është pyetur lidhur me mundësinë e bashkimit me iniciativën e Vjosa Osmanit, raporton Mediafokus.info.

Rexhepi tha se nëse do ta bënte këtë, do t’i hynte në hak elektoratit të LDK’së.

“Nuk e di, nuk kam ndonjë informatë tjetër. Sa herë që më bëhet kjo pyetje nuk ndjehem mirë sepse jam që 30 vjet në LDK…Nga ajo që e njoh jetën politike në këtë vend, nuk mund të ketë demokraci cfarë do ta ketë me LDK. Unë i hy në hak elektoratit…”, tha Rexhepi për Reporterin.

“Vjosa është kuadër r shkolluar, e edukuar dhe emancipuar, e ka përpara karrierën e saj dhe ku e ka mirë, unë e përkrah…”, shtoi ai./Mediafokus.info/